Po vazhdon edhe më tutje loja shpërblyese e Radio KFOR-it në bashkëpunim me Magazinën 4U, ku fitues i muajit maj, është z. Lulzim Ademaj, nga Istogu, me të cilin u takuam dhe ia dhuruam shpërblimin-kufjet Wireless SONY.
Nga z. Ademaj, kemi fillimisht kuptuam se si ka dëgjuar ai për lojën shpërblyese: “Unë jam dëgjues besnik i Radio KFOR-it, sidomos me juve jam në kohën e transmetimit të emisionit KKD (Keni kërkuar, dëgjoni), ku edhe kam dëgjuar për lojën shpërblyese. Kur dëgjova, pata dëshirë që të provojë fatin dhe jam i lumtur që jam fitues.”
Shpërblimin ‘Kufjet’, që i fitoi, ai tha se do ia dhurojë fëmijëve të tij, të cilët padyshim që do të gëzohen pa masë, ndërsa falënderon Radio KFOR-in, për lojën shpërblyese dhe kufjet Sony, që i ka fituar me këtë rast: “Faleminderit Radio KFOR-it për shpërblimin, është kënaqësi të shpërblehesh nga radioja me të cilën shoqërohesh në çdo udhëtim.”
Në mënyrë që edhe ju të jeni fitues i shpërblimeve tona, na ndiqni dhe na dëgjoni rregullisht. Ju presin shumë çmime të vlefshme dhe ju ftojmë që të bëheni pjesë e lojës sonë shpërblyese, e cila në bashkëpunim me Magazinën 4U, do të zgjasë deri në muajin dhjetor, të vitit 2022.