– Me 14 qershor, të vitit 1997, Puff Daddy publikoi këngë “I’ll Be Missing You”, në nderim të The Notorious B.I.G. Kënga në fjalë u bë hiti Nr. 1 në Amerikë, ku qëndroi për 11 javë dhe dominoi verën e vitit 1997.
– Në po këtë datë, të vitit 2003, u publikua kënga debutuese e Evanescence, e titulluar “Bring Me To Life” dhe arriti që të pozicionohet në vendin e parë në Angli dhe qëndroi në atë vend për katër javë rresht. Në Amerikë, kënga “Bring Me To Life”, arriti që të klasifikohet në vendin e pestë.