– Sot, me datën 5 maj, feston ditëlindjen diva e muzikës bashkëkohore, Adele, e lindur në vitin 1988. Në vitin 2011, Adele u bë artistja e parë që arriti të ketë 5 hite në të njëjtën kohë, në top listat muzikore në Angli. Po ashtu, ajo është artistja e parë që arriti të shes më shumë se 3 milion kopje të albumit të saj brenda një viti, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
– Më 5 maj, të vitit 1956, këngëtari Elvis Presley, arriti për herë të parë në pozitën e pare, në top listat e albumeve më të mira në SHBA. Bëhet fjalë për albumin e tij ‘Heartbreak Hotel’, i cili u bë edhe albumi i parë i këngëtarit që u shit në miliona kopje. Teksti i këngës me po të njëjtin titull ‘Heartbreak Hotel’, u bazuan në një artikull të një gazete ditore, në lidhje me vetëvrasjen e një burri të vetmuar, që kërceu nga një dritarja e hotelit.