Drejtoresha Vendore në ‘Norwegian People’s Aid Kosovo’ (Ndihma e Popullit Norvegjez) Departamenti për Veprim ndaj Minave dhe Çarmatim, Vanja Sikirica, në një intervistë dhënë Radio KFOR-it, tregoi për lokacionet të cilat ende konsiderohen si kërcënim për qytetarët:
“Norwegian People’s Aid ka kryer një anketë në zonat e dyshuara ose të konfirmuara se janë të kontaminuara në komunat: Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë dhe në Podujevë. Kontaminimi i mbetur i dyshuar ose i konfirmuar është i pranishëm në vendet e mëposhtme: Crni krsh, Jerebinje, Makve dhe Berim në komunën e Zubin Potokut, Oshtra Stijena dhe Majdani në Zveçan, Jelovarniku dhe Belo Brdo në Leposaviq, Ukoviq Mahalla, Bajgora, Stari Tërgu, Kutllovci, Vidishiqi, Selaci, Katunishte, Gllavej, Cuqe dhe Zmici në Mitrovicë. Ndërsa në Podujevë, janë Dyzi dhe Batllava.”