Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën, flasin kinezishten si gjuhën e tyre të parë. Për të festuar kinezishten si një nga gjashtë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara, siç janë, ajo kineze, angleze, franceze, arabe, ruse dhe gjuha spanjolle, UNESCO (pjesë e Kombeve të Bashkuara) e krijoi shënimin e “Ditës së gjuhës kineze”, më 20 prill të vitit 2010.
Mandarina standarde, mbetet gjuha zyrtare në pjesën më të madhe të Kinës dhe Tajvanit. Përveç kësaj, kinezët flasin më shumë se 1.500 dialekte të ndryshme.
Edhe të tjerët mund të shënojnë këtë festë, duke tentuar të mësojnë ndonjë fjalë në kinezisht, p.sh. se si të themi ‘faleminderit’, e cila shkruhet “xiexie”, kurse shqiptohet “she-ye she-ye” apo mund të vizitojnë ndonjë restorant kinez ose mund edhe të shikojnë ndonjë film kinez.