Drejtoresha Vendore në ‘Norwegian People’s Aid Kosovo’ (Ndihma e Popullit Norvegjez) Departamenti për Veprim ndaj Minave dhe Çarmatim, Vanja Sikirica, në një intervistë dhënë Radio KFOR-it, tregoi se cili është saktësisht roli i ‘Norwegian People’s Aid’ në Kosovë, në çminimin e minave dhe mjeteve të pashpërthyera:
“Norwegian People’s Aid’ në Kosovë, kryen vëzhgimin teknik dhe pastrimin e zonave të dyshuara ose të konfirmuara se janë të kontaminuara nga mbetjet e municioneve thërrmuese dhe mbetjet e tjera eksplozive të luftës. ‘Norwegian People’s Aid’ ka nëntë ekipe për pastrimin e zonave të betejave, të cilat janë të akredituara nga Qendra e Kosovës për Veprim ndaj Minave”.