Nesër (12.03.22), në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, do të mbahet panairi i edukimit “WISE EDU DAY’’, organizuar nga ‘Wiseword Kosova’, e cila është adresa e parë profesionale për studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit.
Për hollësi të tjera rreth përmbajtjes dhe qëllimit konkret të këtij aktiviteti edukativ, Radio KFOR-i bisedoi me Drejtoreshën menaxheuse të organizatës ‘’Wiseword Kosova’’, znj. Venera Kolshi Shala:
“Ky aktivitet edukativ është i hapur për të gjithë të rinjtë Kosovar, të cilët janë të interesuar për studime në cilindo shtet të botës. Përveç informatave të hollësishme mbi drejtimet, universitetet dhe shtetet më të mira për studime, në këtë panair mund të informoheni edhe për të gjitha trajnimet që duhet t’i ndiqni për të fituar titullin ‘student ndërkombëtar’. Në këtë panair, të rinjtë kosovar do të kenë mundësi të marrin detaje mbi shtetet, duke filluar nga ato Evropiane e deri në shtetet përtej Atlantikut dhe gjithçka tjetër që i duhet një nxënësi apo studenti. Përgatitjen për testet standarde, gjetjen e shkollës apo universitetit jashtë vendit, përgatitjen e dosjes/profilit për të qenë një konkurrent ideal në çdo institucion edukimi, përfshirë CV, referenca e Letër Motivuese, aplikimin për studime në çdo vend të botës, mundësi për financimin e studimeve, aplikimin për vizë si edhe gjetjen e vend-qëndrimit /akomodimit. Ne jemi bashkë, nga dita e parë që studenti vendos për të studiuar jashtë vendit, deri në ditën që diplomohet”, njoftoj znj. Venera Kolshi Shala.
Përveç të gjitha këtyre mundësive, ‘’Wiseword Kosova’’ ka vendosur që të gjithë pjesëmarrësit në panair, t’i shpërblejë me zbritje në të gjitha shërbimet që ofron.