Kursimi i energjisë sot, është detyrim për gjithsecilin prej nesh. Kriza globale energjetike ka bërë që shoqëritë nëpër botë të jenë të ‘kërcënuara’ nga një jo-stabilitet i furnizimit me energji. Përveç kësaj, kursimi i energjisë elektrike jo vetëm që kontribuon në një furnizim stabil, por kursen ekonominë familjare e mbi të gjitha kontribuon në mbrojtjen e ambientit. Sot, 80% e dioksidit të karbonit të emetuar në atmosferë gjenerohet nga prodhimi i energjisë dhe përfaqëson 89% të gazrave serë që rrjedhin nga aktivitetet njerëzore. Prandaj, duhet vetëdije shoqërore për rëndësinë që ka kursimi i energjisë elektrike. Ka shumë mënyra për të kursyer energjinë, e sot
Radio KFOR-i ju sjellë këshillat që vijnë nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike – KEDS:
Mos i lini dritat ndezur: Mundohuni t’i fikni dritat e dhomave ku nuk qëndron askush. E gjithë kjo mund t’ju duket e parëndësishme, por do të zvogëlojë çmimin e përgjithshëm të faturës mujore.
Bëni dush të shpejtë: Nëse nuk e zgjatni shumë dushin me ujë të ngrohtë, kjo do të ndikojë në zvogëlimin e shumës së faturës.
Mbushni makinat larëse me rroba apo enë plot, para se t’i përdorni: Prisni deri sa t’i mbushni këto pajisje elektrike plot dhe pastaj lëshoni të kryejnë funksionin e tyre. Në këtë mënyrë ju do të kurseni energji elektrike më shumë se zakonisht.
Hiqni nga priza pajisjet elektrike që nuk i përdorni: Edhe kur pajisjet elektrike nuk janë të ndezura ose në përdorim, ato shpenzojnë energji elektrike nëse janë ende të kyçura në prizë. Në vend që t’i hiqni nga priza një nga një të gjitha këto pajisje, investoni në një kabllo vazhduese nga ku mund t’i ndalni të gjitha në të njëjtën kohë me një buton të vetëm.