– Më 8 mars, të vitit 1965, Bob Dylan lansoi këngën e tij “Subterranean Homesick Blues”, e cila ishte edhe kënga kryesore e albumit “Bringing It All Back Home”. Këtë këngë akoma më të veçantë e bën videoklipi inovativ, i cili u dallua si një nga klipet e para moderne.
– Në po këtë datë, të vitit 1969, u shpërbë grupi Small Faces, pasi këngëtari Steve Marriott, njoftoi se po largohet nga grupi për të formuar grupin tjetër Humble Pie. Anëtarët e tjerë të grupit si Ronnie Lane, Ian McLagan dhe Kenny Jones formuan me pas bendin, Faces.
– Më 8 mars, të vitit 1973, këngëtari Paul McCartney u gjobit me 100 dollarë për rritje të kanabisit në fermën e tij, në Skoci. Ai pretendonte se disa fansa i kishin dhënë farën dhe nuk e dinte se çfarë ishin ato.
– Në këtë datë, të vitit 1996, këngëtari Sting (Gordon Matthew Thomas Sumner), lansoi albumin e tij të pestë me radhë, të cilin e emërtoi “Mercury Falling”.
– Më 8 mars, të vitit 2003, ndërroi jetë këngëtari dhe aktori anglez, Adam Faith (Terence Nelhams Wright).