Me 18 janar të vitit 1965, The Rolling Stones inçizuan dy nga super hitet e tyre ‘The Last Time’ dhe këngën ‘Play With Fire’ në studio RCA në Hollywood, të Californisë. Producenti Phil Spector luajti në gitarë në këtë këngë.
Në këtë datë të vitit 1975, Barry Manilow arriti pozitën e parë për herë të parë në Amerikë, me këngën e tij ‘Mandy’. Titulli origjinal i këngës ishte Brandy, kur ishte inçizuar në vitin1972.
Në po këtë datë të vitit 1989, në moshën 38 vjeçare, Stevie Wonder u bë personi më i ri i gjallë, që mori një yll në Rock and Roll Hall of Fame.