Organizimi i ‘Open Mic’, ka për qëllim ringjalljen e skenës artistike, duke rishfaqur veten dhe komunitetin në mënyrën më të denjë dhe gjithëpërfshirëse, që i takon rinisë multikulurore të Kosovës. Klubi Letrar ‘TermoLit’ tregon se eventi do të organizohet më 6 shkurt, nga ora 19:00, në Termokiss, dhe se është i hapur për të gjitha gjuhët, si: shqip, serbisht, boshnjakisht, turqisht, anglisht etj.
Nëse keni shkruar një tregim apo ese të bukur, apo keni kompozuar ndonjë këngë, ‘Open Mic’, është vendi i duhur për të shfaqur krijimtarinë tuaj!