Bota në të cilën jetojmë, shumë herë, na befason me ngjarje të pabesueshme, saqë gjërat dhe ndodhitë që i dëgjojmë na duken shumë të pazakonta. Tash, përmes Radio K4 do t’i mësoni disa fakte të reja dhe interesante:
-A e keni ditur se hipopotami është një nga kafshët më të rënda dhe më të mëdha në botë, por pavarësisht peshës së tij, ai mund të vrapojë më shpejt se sa një njeri mesatar.
-Mjekra tek meshkujt mund të duket e lezetshme, por mirëmbajtja e saj merr kohë. Koha mesatare që një mashkull shpenzon gjatë jetës së tij për të mirëmbajtur mjekrën është rreth 3.350 orë.
-Për ju shoferët shembullor, që respektoni rregullat e trafikut, Stockholm-i do të ishte vendi ideal për të jetuar, sepse atje ekziston një lotari kamerash, ku shoferët që vozisin me kujdes dhe nën kufirin e shpejtësisë futen në lojë për të fituar para.
-A e keni ditur se personat që ecin më shpejtë kanë tendencë të jetojnë më gjatë, se sa ata persona që ecin me një ritëm mesatar.