Me 30 janar të vitit 1956, Elvis Presley filloi të regjistrojë albumin e tij te parë në studion RCA në New York. Në mesin e këngëve të regjistruara ishte edhe version i Presleyt të këngës ‘Blue Suede Shoes’ të kënduar në origjinal nga Carl Perkins.
Në këtë datë në vitin 1975, Bee Gees filluan regjistrim e këngës ‘Jive Talkin’, që sapo u publikua gjeti vetën në pozitën e dytë në toplistën amerikane dhe në të pestën në atë britanike.
Në po këtë datë, pasi kaloi 11 javë në toplistë, kënga ’Baby One More Time’ nga Britney Spears, me 30 janar arriti të marrë kryesimin e toplistës britanike, ndërsa albumi i saj debutues po vazhdonte të kryesonte në Amerikë si albumi më i shitur.