Në vazhdën e kampanjës vetëdijësuese që Radio KFOR-i po realizon këtë herë, po mundohemi të ndërgjegjësojmë qytetarët për rëndësinë që ka kursimi i energjisë elektrike. Përkitazi me këtë çështje, mediumi ynë ka kontaktuar gazetarin dhe moderatorin e njohur, Nderim Neziri, i cili ndau disa këshilla se si të kursejmë energjinë elektrike.
“Kursimi i energjisë elektrike është një domosdoshmëri e kohës dhe kjo tashmë dihet. Të kursesh energji elektrike është përfitim i dy anshëm, pasi kursen xhepin tënd dhe lehtëson një problematikë të madhe nëpër të cilen po kalon vendi ynë. Nëse keni një pajisje që nuk e përdorni shpesh, mos e lini atë të ndezur kot. Fikni dritat, kompjuterët, televizorin, kondicionerin dhe çdo pajisje tjetër që nuk keni ndërmend ta përdorni së afërmi. Bëni pak dhe kurseni shumë. Nganjëherë, thjeshtë ndizni dritat e imagjinatës dhe pasurohuni shpirtërisht”, sugjeron Nderimi.
Kujtojmë që energjia elektrike është një formë energjie e përftuar nga energjia elektrike potenciale dhe në qarqet elektrike, rryma është një rrjedhë grimcash shumë të vogla, të ngarkuara, që quhen elektrone, të cilat vijnë nga atomet.