Energjia elektrike pa dyshim që është një nga aspektet më të rëndësishme të stabilitetit jetësor, duke mundësuar që shumë procese të jenë më të lehta. Kursimi i rrymës përveç që sjellë shumë përfitime duke mbrojtur ambientin, ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. Rreth mënyrave për të kursyer energjinë elektrike Radio KFOR-i bisedoi me këngëtarin Florent Abrashi i cili ndau disa këshilla se si ta kursejmë energjinë elektrike.
“Këshillat e mia për kursimin e rrymës janë: sa herë dalim nga shtëpia, të mos harrojmë të shkyçim çdo lloj prize, çdo lloj drite, çdo lloj vazhduese në shtëpi dhe rrjedhimisht këto lloj pajisje ti përdorim vetëm kur jemi në shtepi dhe vetëm kur janë të nevojshme. Ndriçimi të minimizohet, sidomos me drita dekorative, qe janë vetëm për çështje estetike.
– përdorimi i pajisjeve shtëpiake, duhet të minimizohet, dhe të përdoren maksimum 2 herë në javë, si psh. fshesa me rrymë, miksere të ndryshëm, enëlarësja etj.
– të menjanohen sa më shumë ngroheset me konsum të lartë të rrymës, si kaloriferi dhe të praktikohet sistemi i klimës me invertor“.