Në vitin 1972, gazetari amerikan, Harold Pullman Coffin, propozoi që data 16 Janar, të njihet si një ditë nacionale në SHBA, që do të shënohej duke mos bërë asgjë. Duke marrë për bazë propozimin e gazetarit Coffin, kjo datë në SHBA sot, festohet duke mos bërë asnjë punë.
Mund të duket e çuditshme por ka edhe mënyra se si të shënohet kjo ditë, mund të uleni të pushoni e të relaksoheni, thjeshtë duke mos bërë asgjë.
Shfrytëzoni këtë ditë edhe për ti kujtuar vetes, se sa jeni të angazhuar gjatë tërë vitit, duke bërë vet dallimin. Në këtë datë, mund të provoni ta lini bosh fletën e ditarit tuaj, të datës 16 Janar .
Në SHBA, kjo ditë festohet edhe në një mënyrë tjetër shumë interesante dhe qesharake, duke i dërguar ndonjë miku të afërt ndonjë kuti boshe si dhuratë, thjeshtë si kujtim i lezetshëm.