Java e dytë e janarit të 2022-ës, ka filluar me zbulime të shumta teknologjike. Pas shumë spekulimeve se kur do të jetë data e saktë e lansimit të Samsung Galaxy S22, duket se 8 shkurti, është datë finale e lansimit të tij në treg.
Sipas raportimit më të ri, telefoni Galaxy S22 do të lansohet më 8 shkurt, atëherë kur gjigandi teknologjik edhe pritet të organizojë një ngjarje online. Para porositë për versionet e telefonave Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra, pritet të nisin më 8 shkurt, ndërsa shitjet në dyqane më 24.
Nuk kanë të ndalur as përmbledhjet e vitit që e lamë pas, 2021. Zhvilluesit kanë fituar 60 miliardë dollarë nga App Store gjatë vitit të kaluar, e këtë e ka bërë të ditur vetë Apple që shpalosi një statistikë rekord për App Store të vitit të kaluar. Kompania tha se që prej 2008-ës kur u lansua dyqani i aplikacioneve, App Store ka paguar më shumë se 260 miliardë dollarë zhvilluesve të aplikacioneve. Kur jemi tek përmbledhjet teknologjike të 2021-ës, një e tillë na vjen edhe për aplikacionin TikTok, i cili është shpallur si aplikacioni më i shkarkuar në botë sipas monitorimit të App Annie, që gjithashtu zbuloi se njerëzit shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë në telefonat e tyre. Sipas raportit të publikuar, gjatë vitit 2021, aplikacionet telefonike janë shkarkuar 230 miliardë herë, derisa kanë shpenzuar 170 miliardë dollarë. Koha mesatare e shpenzuar në aplikacionet celulare është katër orë e 48 minuta, 30 për qind më shumë se nga vitit 2019.
Ndërkohë, bazuar në parashikimet, TikTok-u do të kalojë 1.5 miliardë përdorues aktivë deri në gjysmën e dytë të këtij viti.