Kafshët shtëpiake pa dyshim që janë shoqëruesit dhe miqtë tuaj më të mirë, për gjithë familjen. Për fëmijët ata mund të jenë argëtues dhe për pjesën tjetër të familjes dhurojnë ngrohtësi dhe siguri. Imagjinoni sa simpatik do të dukej një qenush i vogël, i veshur me rroba apo të personazheve të ndryshme filmike. Pikërisht, për të inkurajuar personat që kanë kafshë shtëpiake të veshin kafshët e tyre në mënyra të ndryshme, data e sotme 14 janar, në Amerikë shënohet si ditë nacionale e veshjes së kafshëve. Ishte ekspertja e njohësve të kafshëve shtëpiake, Colleen Paige, ajo e cila në vitin 2009 propozoi që kjo ditë të shënohej çdo vit.
Kjo ditë shënohet për të promovuar mirëqenien dhe për të inkurajuar dashurinë dhe marrëdhëniet e mira midis kafshëve shtëpiake dhe pronarëve të tyre.
Për të shënuar këtë ditë të veshjes së kafshëve me rroba, të gjithë ata që posedojnë kafshë shtëpiake mund të veshin kafshët e tyre dhe fotot ta i dërgojnë në Radio KFOR.