Radio K4-i e bënë botën më të vogël, meqë është urë lidhëse në mes të dëgjuesve gjithandej botës, duke i sjell më pranë njëri-tjetrit. Mundësia që radio K4-in, ta keni çdo herë me vete, është shumë e thjeshtë, vetëm duhet të shkarkoni falas aplikacionin e Radio K4-it.
Për dëgjuesin e Radio KFOR-it, Liridonin, që jeton në Slloveni, Radio K4 është mundësia që të informohet, disponohet dhe të jetë pran familjarëve të tij në Kosovë. Në urimin e tij për festat e fund vitit, z. Liridoni thotë: “Viti i Ri po ofron dhe kjo është mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja për të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. Andaj, urime festat të gjithë dëgjuesve dhe juve K4-Radio, ma bukura n’botë nga Liridon Sopa, Slloveni.”
Z. Zufer Selimi, është një nga qindra dëgjuesit që udhëton shumë me Radio K4-in, që është kthyer në mikun më të mirë shoqërues të tij: “Unë si dëgjues i rregullt, jam shumë vite pran Radio K4-it dhe ndihem gjithmonë ‘happy’ me disponimin që na e ofron radio numër 1 në vend-Radio KFOR-i, që është stacion i të gjitha moshave e etnive. Ndihem krenar që jam pjesë e juaja, ju uroj të gjithëve shëndet e shumë suksese në këto festa të fund vitit.”
Z. Nanoli, është nga dëgjuesit që e fillon dhe e mbyllë ditën me Radio K4: “Për K4-in, fjalët janë të panumërta, unë jam aq i familjarizuar me K4-in, saqë moderatorët i thërras si motra dhe vëllezër. K4 e dëgjoj për shumë arsye: asnjë minutë e as sekondë, asnjë udhëtim nuk e bëjë pa shoqërimin me Radio KFOR-in. Në udhëtimet e mija gjithmonë kam klientë të punës me vete, me të cilët e dëgjojmë bashkë Radio K4, prandaj nuk ndihem asnjëherë në turp ta lë zërin lartë gjatë gjithë kohës, pasi në K4 nuk ka këngë me tekste eksplicite e kjo e bënë të ndryshme nga Radiot e tjera. Disponimi i mirë, muzika me shumë hite e shumë këngë të reja, janë sinonim i radios që na shoqëron kudo. Për festa të fund vitit u them, jepni shumë dashni, buzëqeshje, bëhuni tolerantë. Uroj që 2022-ta, të sjell shumë gëzime e shëndet për të gjithë.”
Degjuesi tjetër, z. Coli nga Prizreni, i uron po ashtu festat e fund vitit të gjithë dëgjuesve kudo që janë: “Kam deshirë të ua uroj festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2022, të gjithë dëgjuesve kudo që janë. Viti 2022, uroj të na gjejë me shëndet të mirë të gjithë dëgjuesve të Radio K4-it kudo që ndodhen.”
Ndërkohë zonja Jara, dëgjuese e rregullt e emisioneve të Radio K4-it, që jeton në Kosovë, mirëpo familjen e ka larg, ka një dedikim për të gjithë: “Të gjithëve, atyre që punojnë apo që jetojnë në Kosovë, i uroj që festat e fund vitit të jenë të këndshme dhe të hareshme. Jo të gjithë do të kemi fatin të festojmë të bashkuar me familjen. Kjo për shkak të “lockdown-it” dhe masave anti-kovid në vende të ndryshme të botës. Po, pandemia na ka ndarë, unë jetoj në Kosovë prej shumë vitesh, e edhe sivjet kam fatin që të festoj Vitin e Ri me fëmijët e mi, por në anën tjetër nuk do vizitoj nënën time të cilën e kam në Evropë. Nuk është lehtë të jetosh ose të kesh të afërmit larg vetës. Sidoqoftë, jemi në një anije dhe do i përballojmë të gjitha, e këtu do përmendja një fjali të bukur kosovare “gajret” – durim, se do të bëhet mirë, vetëm shëndetin ta kemi. Kosova nuk është vendlindja ime, por është vendi më i bukur pas vendlindjes time. Është shtëpia ime dhe vendlindja e fëmijëve të mi. Të gjithëve kudo që jeni “URIME FESTAT E FUNDVITIT DHE VIT TË RI E TË MBARË!”