Viti i dytë i pandemisë COVID-19, viti që e lamë pas 2021, me të cilin tashmë jemi përshëndetur, na riktheu në kinema ngadalë, me kujdes të shtuar dhe me dyshime. Dashamirë të shumtë të kinemasë, mezi pritën të shijonin ndjesinë që të ofron ambienti i kinemasë, megjithëse shumica preferuan që nga ambientet e shtëpive të tyre të shikonin filmat që u publikuan atë vit.
Radio KFOR liston disa nga filmat më të mirë të vitit 2021, bazuar në sondazhin vjetor të kritikëve të kësaj industrie:
“King Richard”,me regji të Reinaldo Marcus Green,
“Nightmare Alley” nga Guillermo del Toro,
“Parallel Mothers” me regji të Pedro Almodóvar,
“Beginning” nga Dea Kulumbegashvili,
“Test Pattern” me regji të Shatara Michelle Ford,
“Spencer” nga Pablo Larraín,
“Red Rocket” nga Sean Baker,
“Annette” me regji të Leos Carax,
“Benedetta” nga Paul Verhoeven,
“A Hero” nga Asghar Farhadi,
“The Tragedy of Macbeth” nga Joel Coen,
“The French Dispatch” nga Wes Anderson,
“Licorice Pizza” nga Paul Thomas Anderson,
“Drive My Car” nga Ryusuke Hamaguchi dhe filmi
“The Power of the Dog” me regji të Jane Campion.