Hulumtimet tregojnë se shumica e fëmijëve humbasin dukshëm interesimin për të punuar dhe mësuar gjatë pushimeve të tyre. Për prindërit që kërkojnë mundësi argëtimi për fëmijët e tyre gjatë pushimit dimëror, Radio KFOR-i ka përpiluar një listë të gjërave që fëmijët mund ti bëjnë në shtëpi së bashku me prindërit:
#1. Lexoni!
Leximi është një nga mënyrat më të mira për t’u lidhur me fëmijën tuaj. Leximi i një libri të mirë krijon një kohë qetësie domethënëse në një botë shumë dinamike. Ndërsa ju dhe fëmija juaj i lexoni me radhë njëri-tjetrit këtë pushim festash, mbani në mend se zhvillimi i rëndësishëm i trurit ndodh pikërisht në këtë mënyrë. Leximi i jep trurit një stërvitje, ashtu sikur që vrapimi përmirëson shëndetin kardiovaskular.
#2. Gatuani së bashku!
Gjatë pushimeve, përfitoni nga recetat e shijshme të dimrit dhe kënaquni edhe me pak matematikë dhe shkencë! Inkurajoni fëmijën tuaj të ndihmojë në pjekjen e biskotave, por dyfishoni ose trefishoni grupin për të praktikuar matjet. Diskutoni teknikat që mund të përdorni për të arritur një ëmbëlsirë të bukur, të krijuar së bashku.
#3. Shkruani letra falënderimi dhe kartolina festash!
A dërgon familja juaj kartolinat e pushimeve? Apo ndoshta fëmija juaj dëshiron të falënderojë një mësues të shkollës? Shtyjeni fëmijën tuaj të shkruajë, edhe kur detyrat e shtëpisë kanë përfunduar! Pushimi dimëror është një kohë e shkëlqyer për të praktikuar aftësitë e shkrimit.
#4. Qëndroni aktiv.
Bëjini fëmijët tuaj të provojnë joga, bowling, vallëzim ose ide të tjera të shëndetshme fitnesi. Fëmijët kanë shumë përfitime nga stërvitja, duke përfshirë ruajtjen e kockave, muskujve dhe nyjave. Fëmijët që ushtrojnë gjithashtu përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e gjumit të tyre, që do të thotë se ata do të jenë gati të kthehen në shkollë kur të rifillojnë mësimet.
#5. Shkoni në bibliotekë.
Në shikim të parë, biblioteka mund të jetë një vend i qetë. Por shikoni më afër dhe do të shihni se është një vend plot lëvizje dhe i pasur për fëmijët! Përveç rritjes së të kuptuarit të leximit të tij ose të saj, fëmija juaj do të mësojë përgjegjësinë duke zotëruar një kartë biblioteke. Përtej librave, bibliotekat janë plot me programe për fëmijë dhe klasa kompjuteri.