Një ndeshje mjaft interesante do të zhvillohet këtë të premte (05.11.21), në kuadër të ligës së parë në futboll, ku kreu i tabelës FC Vushtrria, do të udhëtojë si mysafire në Prishtinë, tek skuadra FC 2 Korriku.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj ndeshje, Radio KFOR-i, ka kontaktuar trajnerin e skuadrës së FC 2 Korriku, z. Besim Ademi, i cili para ndeshjes së nesërme në futboll, u deklarua: “Po flas për skuadrën e FC Vushtrrisë, që kemi të bëjmë me një ekip me përvojë dhe aty ka individ shumë të mirë përbrenda klubit, prandaj edhe ndodhen në pozitën e parë. Kjo nuk do të thotë që nesër do ti frikësohemi FC Vushtrrisë, sepse edhe skuadra jonë FC 2 Korriku, ka një ekip shumë të mirë të futbollistëve.”
Ndeshja ndërmjet 2 Korrikut dhe Vushtrrisë, nesër pritet të fillojë nga ora 13:00.