Me qëllim të vënies në pah të rolit vendimtar që ka shkenca në shoqëri dhe nevojën për të angazhuar publikun e gjerë në debate mbi çështjet e reja shkencore, çdo 10 nëntor shënohet ‘Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim’.
Këtë vit, në një kohë kur bota po vazhdon luftën me pandeminë globale Covid-19, fokusi i Ditës Botërore të Shkencës është tek “Ndërtimi i komuniteteve të gatshme për klimën”.
Duke e lidhur ngushtë shkencën me shoqërinë, kjo ditë synon të sigurojë që qytetarët të qëndrojnë të informuar për zhvillimet në shkencë, të forcoj ndërgjegjësimin e publikut për rolin e shkencës për shoqëritë paqësore dhe të qëndrueshme, të promovoj solidaritetin kombëtar dhe ndërkombëtar për shkencën e përbashkët midis vendeve si dhe të tërheq vëmendjen ndaj sfidave me të cilat përballet shkenca në ngritjen e mbështetjes për përpjekjen shkencore.