Nën moton “Dare to Be the Change (Guxoni të jeni ndryshimi) ”, një ndër konferencat më të mëdha të teknologjisë në Ballkan, Doku.Tech, këtë vit do të shënojë Edicionin e 8-të me radhë.
Për shkak të rrethanave pandemike, Doku.Tech të cilin e sjell IPKO Foundation, edhe këtë vit vjen tek audienca me një program të kombinuar mes virtuales dhe fizikes, i cili përmban fjalime nga sipërmarrës të suksesshëm ndërkombëtarë dhe lokalë, punëtori 48 orëshe për krijimin e lojërave, e njohur si ‘Game Jam’ si dhe Sfidën “Do It Yourself (DIY)”.
Doku.Tech fillon më 31 tetor, 2021, me programin e folësve dhe do të vazhdojë me aktivitete të tjera gjatë tërë muajit nëntor. Fjalimet inspiruese të folësve vendor e ndërkombëtar të këtij edicioni, do të vijnë tek ju përmes ekranit të RTV Dukagjini dhe Kallxo.com, çdo të diel, nga ora 20:30, për tri javë rresht.
Edicioni i 8-të i Doku.Tech, përkrahet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, GIZ Kosova, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.