Sot me 21 tetor feston ditëlindjen këngëtarja/reperja amerikane e njohur me emrin skenik Doja Cat. Albumi i saj i dytë ‘Hot Pink’ i lansuar në vitin 2019 mbante pozitat e para në top listat amerikane dhe kënga e saj ‘Say So’ ishte nga këngë më të dëgjuara të atij viti.
Me 21 tetor të vitit 1958, Buddy Holly inçizoi këngët e tij të fundit në Temple Studios në New York. Super hitet e tij si ‘Raining in my Heart’, ‘Moondreams’ dhe ‘It Dosnt Matter Anymore’, qëndruan për shumë javë në top listën amerikane.
Në këtë datë në vitin 1965, Bill Black, basisti i Elvis Presley vdiq katër muaj pasi përfundoi operimin në tru, në moshën 39 vjeçare. Së bashku me Elvis Presleyn dhe kitaristin Scotty Moore, Bill Black performoi për herë të fundit hitet ‘Baby Let’s Play House’, ‘Mystery Train’, dhe ‘Rock Jailhouse Rock’.