Me 16 tetor të vitit 1965, The Beatles inçizuanuan këngën “Day Tripper” në studion e Abbey Road në Londër në tri versione, më pas ata shtuan vokale dhe detaje të tjera, duke e kompletuar këngën në tërësi.
Në këtë datë të vitit 2001, dy roje të sigurimit ishin shkarkuar pasi nuk e kishin lejuar Bob Dylan që të hynte në koncertin e tij. Dylan, i cili kishte kërkuar masa të rrepta të sigurisë gjatë koncertit të tij “Love and Theft” tha se nuk mund të mbrohet nga dikush që as nuk e njeh atë.
Në po këtë datë të vitit 2007, Madonna nënshkroi kontratë me “Live Nation” duke u bërë ylli i parë muzikor që zgjodhi një marrëveshje gjithëpërfshirëse me një kompani për inçizim të këngëve dhe turnet e saj. Marrëveshja kishte vlerë prej 120 milionëve dhe ishte nënshkruar për 10 vitet e ardhshme. Ajo i kishte dhënë kompanisë “Live Nation” të drejtat autoriale për të gjitha projektet e saj, përfshirë albumet, turnet, faqet në internet, filmat e gjithçka tjetër.