Sot (15.10.21), në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandës. Me këtë rast, komandanti i deritanishëm i kësaj force, Gjeneral Major Franco Federici, i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij në këtë post, Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Gjeneral Kajári, është oficeri i parë hungarez që merr komandën e misionit paqeruajtës të NATO -s në Kosovë për një vit si Komandanti i 26 -të me radhë i KFOR-it. Motoja e re e Komandantit të KFOR XXVI, është “Detyra, Besueshmëria dhe Angazhimi”.