Me 15 tetor të vitit 1973, kitaristi dhe vokalisti i grupit të njohur Rolling Stones, Keith Richards, u shpall fajtor për trafikim me drogë nga një gjykatë në Francë. Atij iu kishte ndaluar hyrja në Francë për dy vitet e ardhshme.
Në këtë datë të vitit 1988, rock grupi Bon Jovi qëndruan për katër javë në pozitën numër 1 në listën e albumeve më të mira në SHBA, me albumin e katërt “New Jersey”. Pjesë e këtij albumi ishin 10 hitet më të mira të muzikës rock ndër vite.
Në po këtë datë të vitit 1997, Micheal Jackson mbajti performancën e fundit në Afrikën e Jugut, në kuadër të turneut më të gjatë me 82 koncerte në 58 qytete të ndryshme, me mbi 4.5 milionë shikues. Gjatë këtij turneu, ai vizitoi 5 kontinente.
Me 15 tetor të vitit 2013, një zingjir i kinemave amerikane ia ndaloi hyrjen këngëtares së famshme Madonna, pasi ishte zënë duke shkruar tekste gjatë shfaqjes së një filmi. Ajo po merrte pjesë në Festivalin e Filmit në New York dhe derisa po shfaqej në ekran filmi “12 Years a Slave , dikush nga audienca i kërkoi të mos shkruante tekste, por të shikonte filmin.