Moti i ftohtë, gjethet kanë filluar të bien dhe filmat e frikshëm kanë filluar të dalin në kinema, e gjithë kjo tregon se stina e vjeshtës është më në fund këtu! Është koha të paketoni veshjet e lehta të verës dhe të nxirrni nga sirtari shamitë dhe çizmet tuaja. Me sezonin e ri të motit me shi dhe vjeljen e kungujve, mund të keni nevojë për disa veshje shtesë, sigurisht nëse doni të rifreskoni gardërobën tuaj me diçka të veçantë dhe shumë të guximshme dhe kjo vlen si për gra ashtu edhe për burra!
Nëse ka një risi nga pistat e ‘Vjeshtës 2021, në Milano’, është se jeta pas bllokimit do të jetë gjithçka, por e mërzitshme. Dizajnerët sugjerojnë që ne duhet të investojmë në veshje retro klubesh dhe të kemi një kombinim nga skaj apo lëkure artificiale (Jo – lëkurë origjinale, që të jemi miqësor me kafshët), për veshjet tona të vjeshtës, si pallto, fund, bluzë, këmishë apo çizme.
Mirëpo, kur flasim për trendin e veshjeve në vendin tonë, Radio KFOR-i ka kontaktuar edhe blogeren e famshme, Anduena Sadikaj, e cila në lidhje me trendët e veshjes së Vjeshtës, tha: “Xhaketë dhe fund i gjatë lëkure janë një kombinim atraktiv për sy, por që ndiheni dhe komod, meqë kombinimi i xhaketës së lëkurës me fund, ju jep një pamje të bukur. Por edhe kombinimi midis një fustani, pulloveri apo çizmeve, janë gjithashtu në trend, por që patjetër duhet që ti kombinojmë me ngjyra te vjeshtës.”
Blogerja, Sadikaj, gjithashtu shtoi se një kombinim interesant që mund ta përdorni edhe gjatë punës për tu dukur serioze dhe atraktiv njëkohësisht, janë kostumet me prerje mashkullore.