‘Një botë pa armë bërthamore’ është sivjet motoja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila më 26 dhjetor të vitit 2013, vendosi të krijojë një ditë, për të informuar njerëzit dhe për të shtyrë qeveritë e vendeve të ndryshme, që të shohin përfitimet sociale dhe ekonomike pa armë bërthamore.
Thuhet se në të gjithë botën, janë 17.000 armë bërthamore, ku më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në vende që kanë armë të tilla ose janë anëtare të aleancave bërthamore.
Posedimi i armëve të tilla është një rrezik për të gjithë, duke ditur që një pajisje e vetme bërthamore, mund të shkatërrojë një qytet të tërë dhe të eliminojë mjedisin natyror dhe jetën e brezave të ardhshëm.