Meqenëse situata epidemiologjike në Kosovë, sa vjen e rëndohet, prej 30 gushtit Qeveria e vendit ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të variantit Delta të Covid-19, i cili është dominant në vend dhe përhapet shumë më shpejt se variant paraprak.
Përveç masave të tjera që tashmë kanë nisur së zbatuari, operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus se sa që posedojnë ulëse dhe në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
Se a po respektohen këto masa nga udhëtarët e taksive, Radio KFOR-i morri një prononcim nga z. Besim Berisha, i cili prej vitesh punon si taksist. Ai mes tjerash pohoi:
“Prej fillimit të pandemisë, jemi munduar t’i respektojmë masat që janë ndërmarrë, gjithmonë ju kemi thënë pasagjerëve tanë që të bartin maska, edhe pse ka pas raste që kanë hezituar, por me mirësjelljen tonë, ata I kanë vendosur maskat. Deri tani nuk kemi pas ndonjë problem, edhe pse nuk është e lehtë të punosh gjatë gjithë kohës me njerëz, pra puna jonë është e vështirë, sepse jemi gjatë gjithë kohës të rrezikuar”, tha z. Berisha.