Bota është një planet plot me gjëra interesante, bukuri natyrore, e gjëra të pa zbuluara dhe enigmatike. Më poshtë, ju sjellim disa fakte interesante që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
– Ata që mendojnë se gjithçka në planet është zbuluar tashmë, mund të mos jenë të saktë. Një kameleon i vogël i zbuluar në Madagaskarin Verior, me përmasa vetëm 28.9 milimetra, besohet të jetë zvarraniku më i vogël në Tokë. Kameleoni i vogël është zbuluar në janar të vitit 2021.
– Ndoshta nuk e keni ditur por njerëzit janë krijesat e vetme që skuqen (kanë turp) në situata të ndryshme. Shkenctari Charles Darwin e konsideroi këtë emocion të njeriut nga “më të veçantat dhe më njerëzoret nga të gjitha tiparet tjera njerëzore”. Prandaj, herën tjetër kur jeni në një situatë të pa lakmueshme, ku dikush ju lavdëron apo kritikon, ngushëllojeni vetën se kjo veçori është shumë e veçantë për ne.
– Nëse doni të jepni 100 për qindëshin tuaj në punë apo në ndonjë aspekt tjetër, atëherë ka një zgjidhje shkencore. Një studim i vitit 2013, i publikuar në Revistën Britanike të Psikologjisë, thuhet se personat që përtypnin çamçakëz derisa ishin duke punuar, diçka kreative, ishin në gjendje të qëndronin të përqendruar për periudha më të gjata kohore sesa ata që nuk përtypnin çamçakëz.
– A e keni ditur që kokrra me e madhe e breshrit në botë peshonte mbi 1 kg, dhe ka rënë në Bangladesh, në vitin 1986.