Nuk mund të ketë stinë më të mirë sesa Vera, për të zgjedhur një pamje të re apo një stil të ri të flokëve. Nëse shohim vitet e kaluara, me shumë gjasë secili nga ne, ka pasur një moment të sikletshëm sa i përket stilit të flokëve, prandaj ndryshimet nga viti në vit për pamjen tonë të jashtme, janë më se të nevojshme.
Gjatë këtij viti, ka pasur trende të reja por edhe stile të cilat janë rikthyer në modë për femrat, por më shumë rreth trendëve dhe stileve të flokëve, për Radio KFOR-in tregoi pronarja e parukerisë “Jeta Baholli – Hair & Make Up”, znj. Jeta Baholli: “Balluket janë në trend shumë këtë sezon, ndërsa nëse flasim për ngjyrat mund të përmendim: Highlight, Balayage dhe Ombre, si tre ngjyrat më trendi të flokëve për këtë sezon.”
Gjithashtu nga “Kujta Hairstyle”, kuptuam edhe trendet e reja të modeleve të flokëve për meshkujt: “Këtë vit ka më së shumti aplikim prerja me “fade” apo hijezim, janë modelet crewcut dhe uncdercut, që mund ti shohim si modele trendi. Ngjyrosja e flokëve tek djemtë nuk është shumë e përhapur, por si modele më të kërkuara janë zbardhimi i flokëve me metodën bleach dhe ngjyra gri.”