– Me 28 korrik, të vitit 1992 këngëtarja Mary J. Blige, lansoi albumin e saj të parë debutues ‘What’s The 411?’, në bashkëpunim me producentin Sean “Puffy” Combs.
– Në këtë datë të vitit 1939, këngëtarja dhe aktorja e famshme Judy Garland, inçizoi këngën e famshme “Somwhere Over The Rainbow”. Më këtë këngë aktorja fitoi çmimin ‘Oscar’, në vitin 1939, për ‘Këngën më të mirë’, që ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘The Wizzard of Oz’.
– Në po këtë datë të vitit 1990, ka lindur reperi, aktori dhe producenti Soulja Boy në Chicago. Emri i tij i vërtetë është DeAndre Cortez Way. Singli i tij debutues ‘Crank That’, në shtator të vitit 2007 ishte në pozitën e parë të top listës amerikane ‘Billboard’. Po ashtu, kënga e tij e vitit 2008, ‘Kiss me through the phone’, ishte në pozitat e para të këngëve më të mira në shumë top lista botërore përfshirë edhe në SHBA.