Çdo vit në datën e sotme, 18 korrik, në datën kur lindi Nelson Mandela, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA), shënojnë ‘Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës’, në njohje të kontributeve të tij për kulturë, paqe dhe liri.
Në Rezolutën që u themelua për këtë ditë nga UNGA, njihen vlerat e Mandelës dhe përkushtimi i tij në shërbim të njerëzimit në: zgjidhjen e konflikteve, marrëdhëniet e racave, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, pajtimi, barazia gjinore dhe të drejtat e fëmijëve si dhe grupeve të tjera të cenueshme, po ashtu lufta kundër varfërisë, promovimi i drejtësisë shoqërore. Rezoluta në fjalë, gjithashtu njohu kontributin e Mandelës, në luftën për demokraci ndërkombëtare dhe promovimin e një kulture paqeje në të gjithë botën.
Thelbi i ‘Ditës së Mandelës’ është që të ndërmerren veprime, të frymëzohen ndryshime dhe çdo ditë të jetë ‘Ditë e Mandelas’.