– Me 17 Qershor, të vitit 2011, një haker që vodhi disa këngë nga këngëtarët Lady Gaga, Justin Timberlake, Leona Lewis, Kesha dhe Mariah Carey, gjatë viteve 2009 dhe 2010, u dënua me 18 muaj paraburgim në Gjermani. Gjykata dëgjoi se si i riu, i cili e quante veten ‘DJ Stolen’, fitoi më shumë se 15,000 euro duke thyer ligjet e të drejtave të autorit. 18-vjeçari përdori softuer special për të vjedhur këngë të pa publikuara më parë dhe më pas i ofronte ato për shitje në internet me shuma të ndryshme.
– Sot me 17 Qershor, feston ditëlindjen reperi amerikan, Kandrick Lamar, i lindur në vitin 1987. Lamar njihet si anëtar i super grupit të hip hopit të Bregut Perëndimor ‘Black Hippy’, të cilët u bënë të famshëm edhe në Amerikë. Në ceremoninë e 57-të ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’ në vitin 2015, Lamar fitoi çmimin për ‘Performancën më të mirë Rap’ dhe ‘Këngën më të mirë Rap’, me singlin e tij të titulluar “I”.