Kristel Karagjozi, është një artiste e re mjaft e talentuar dhe premtuese, me një sukses të jashtëzakonshëm në vende të ndryshme të botës, për moshën e saj shumë të re.
Ajo ka lindur më 25 Korrik 2005, në Durrës, ndërsa studimet për piano i nisi qysh në moshën 7 vjeçare, në shkollën artistike “Jan Kukuzeli”.
Pianistja Karagjozi, ka përfaqësuar Shqipërinë në konkurse mjaft të rëndësishme ndërkombëtare, ku është vlerësuar maksimalisht, si në Moskë (medalje ari dhe çmimi i audiencës), Toronto (çmim i parë dhe çmim i publikut), Montreal / Kanada (çmim i parë dhe Medalje Platinium) etj.
Këtë koncert virtual do të keni mundësi ta dëgjoni online, përmes faqes së Rave Travel, me datën 19 qershor, nga ora 21:00.