“Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër Peshkimit të Paligjshëm, të Pa raportuar dhe të Pa rregulluar”, mbahet çdo vit më 5 qershor, e shënuar nga Kombet e Bashkuara.
Objektivi kryesor i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të peshkimit.
Kundër peshkimit të pa ligjshëm në Kosovë, është edhe peshkatari, Gazmend Isufi, që me peshkim merret për 20 vite me radhë dhe për Radio KFOR-in, theksoi: “Ai që e ka hobi peshkimin, pothuajse në 100% të rasteve, peshqit e zënë i lëshojnë përsëri. Në fakt, ata marrin edhe antibiotik me vete, në nëse e lëndojnë peshkun, ata e shërojnë. Unë personalisht jam kundër atyre që bëjnë peshkim të paligjshëm dhe që marrin më shumë sesa konsumojnë. Ne që e kemi pasion peshkimin duhet të kontribuojnë në popullimin e peshqve, në mënyrë që të kemi mundësi të kënaqemi edhe më shumë.”
Fatkeqësisht, peshkimi i paligjshëm, i pa raportuar dhe i pa rregulluar minon përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare për të siguruar qëndrueshmërinë e industrisë së peshkimit, e cila humbë nga 11 deri në 26 milionë tonë peshk, për çdo vit.