Duke qenë se nuk kemi planet b, apo planet tjetër, ne njerëzit që jetojmë në Tokë, duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë vazhdimisht atë. Sot (05.06.21), kudo në botë shënohet ‘Dita Botërore e Mjedisit’, e cila na ofron një mundësi për të zgjeruar bazat për një opinion të ndriçuar dhe sjellje të përgjegjshme nga individët, ndërmarrjet dhe komunitetet, në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Kjo datë shënohet edhe në Kosovë, përmes aktiviteteve të ndryshme, të cilat po i organizon OJQ “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me Kosovo Olympic Committee dhe me Marakli t’Biciklave, me moton “Mbollën të tjerët, e gëzova unë. Mbjellë unë ta gëzojnë të tjerët”.
Që nga fillimi i shënimit të ‘Ditës Botërore të Mjedisit’, në vitin 1974, kjo ditë sot festohet në më shumë se 100 vende dhe është ngjarja më e madhe vjetore për veprime pozitive mjedisore në botë.