– Në datën e sotme 1 Qershor, të vitit 2016, këngëtari Ed Sheeran, u vlerësua si artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2015, duke kryesuar grafikun e kompanisë muzikore ‘Phonographic Performance’. Ndër këngët më të dëgjuara në atë kohë ishin edhe ‘Uptown Funk’, nga Mark Ronson dhe kënga ‘Love me like you do’, nga këngëtarja Ellie Goulding.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, një zjarr përfshiu studiot ‘Universal’ në Hollywood, duke shkatërruar mijëra incizime origjinale të Joni Mitchell, Elton John, B.B. King, Neil Diamond, Nirvana dhe Eminem.
– Në vitin 2017 fjala ‘Stan’ e përdorur për herë të parë në këngën e reperit Eminem, në datën e sotme, iu shtua zyrtarisht fjalorit të ‘Oksfordit’, si fjalë e re me definicionin “stan- një fans i pasionuar pas një personi të famshëm“.