– Me 16 maj të vitit 2009, albumi i 33-të me radhë nga këngëtari Bob Dylan, i emërtuar ‘Together Through Life’, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë. Me këtë album këngëtari ishte nominuar për dy çmime Grammy.
– Në këtë datë të vitit 1983, mbreti i ndjerë i muzikës pop, Michael Jackson, gjatë një shfaqje televizive, bëri për herë të parë vallëzimin e njohur si ‘Moonwalk’, që e bëri atë edhe ikonë të këtij lloj vallëzimi në vitet e 80-ta.