Komuniteti global sot, me 17 maj, bashkohet në thirrjen kundër homofobisë dhe transfobisë, për të respektuar të drejtat themelore të njeriut dhe për të luftuar urrejtjen ndaj zgjedhjeve të orientimeve seksuale.
Rreth rëndësisë së kësaj dite, Radio KFOR-i bisedoi me drejtorin e organizatës ‘CEL Kosovo’, Blert Morina, i cili ndër të tjera tha se çdo njeri meriton trajtim të barabartë në shoqëri:
“Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë, në Kosovë nga organizatat për të drejtat e personave LGBTI, shënohet prej shumë vitesh. Kjo ditë në Kosovë është shënuar në forma të ndryshme, duke filluar me aksione simbolike, pastaj me anë të konferencave, me qëllim që realitetet e personave LGBTI, të mos mbeten në heshtje dhe në insistimin për trajtimin e barabartë të çdo qytetari të Kosovës. Prandaj këtë ditë e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme për të vazhduar me traditën e mos heshtjes së kërkesave për mirëqenien sa më të mirë për personat LGBTI.”
Bëhuni pjesë e ndryshimit në botë, duke luftuar paragjykimet për të gjithë njerëzit pa dallim.