Sot shënohet ‘Dita Botërore e Telekomunikacionit dhe Informimit të Shoqërisë’, e cila shënohet çdo vit, me datën 17 maj, që nga viti 1969, për të shënuar themelimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) dhe nënshkrimin e Konventës së parë Ndërkombëtare të Telegrafit në vitin 1865.
Kriza COVID-19, jo vetëm që ka theksuar rolin kritik të teknologjive të informacionit dhe komunikimit për funksionimin e vazhdueshëm të shoqërive, por gjithashtu ka vënë në pah pabarazitë befasuese digjitale midis vendeve të ndryshme.
Tema që sivjet e karakterizon këtë ditë është: “Përshpejtimi i Transformimit Digjital në Kohëra Sfiduese”.