“Dita Botёrore e Hemofilisё” ёshtё caktuar të shënohet më 17 prill, qysh nga viti 1989, nga Federata Botёrore e Hemofilisё. Qëllimi i kësaj ditë është rritja e ndërgjegjësimit dhe informimit mbi çrregullimet e koagulimit të gjakut.
Për të kuptuar më shumë se çka është hemofilia, Radio KFOR-i ka kontaktuar profesorin e Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, njëherit mjek specialist internist e hematolog, Dr. Emrush Kryeziu: “Hemofilia është një sëmundje që trashëgohet dhe po flasim për një çrregullim serioz të hemostazës-çrregullimit të gjakderdhjes dhe kjo ndahet në Hemofilinë A, B dhe C. Shkaqet më të shpeshta të Hemoflilisë A, janë mos prodhimi i sasisë së mjaftueshme ose për shkak të ndryshimeve kualitative të faktorit të VIII-të të koagulimit, një globulinë anti-hemofilike siç e quajmë. Hemofilia B përbën të njëjtat ndryshime, mirëpo të faktorit të IX-të dhe kemi Hemofilinë C por që është shumë e rrallë. Pavarësisht tipit tё hemofilisё, klinikisht ajo shprehet me hemorragji. Hemofilia A, është sëmundja më e shpeshtë në kuadër të këtyre 3 lloj hemofilive dhe janë diku 85% të rasteve.”
Referuar statistikave globale, hemofilia ёshtё njё sёmundje relativisht e rrallё. Rreth 1 nё 10.000 individë, lindin me hemofilinё A dhe 1 nё 50.000 persona, lindin me hemofilinё B. Njё person qё lind me hemofili do ta ketё kёtё patologji, gjatё gjithё jetёs.