Me një popullsi prej më shumë se 10 milion banorësh, Seuli konsiderohet një mega qytet që përbën qendrën e kulturës dhe ekonomisë së Koresë Jugore. Ky qytet është i ndarë në 25 njësi administrative, të cilat në gjuhën lokale quhen ‘GU’ dhe menaxhohen në mënyre autonome nga njëra tjetra. Seuli ka pesë qendra të mbrojtura nga UNESCO, ndër to: Pallati Changdeok, Fortesa Heaseong, Faltorja Jongmyo, Namhan-sans-eong dhe Varrezat Mbretërore.
Ky qytet është shtëpi edhe për shumë kompani të njohura botërore, siç janë: Samsung, LG, Hyundai dhe Kia. Korea Jugore më Seulin në qendër, nuk është një vend shumë i madh por ekonomia e këtij vendi ka një GDP prej 1.6 trilionë dollar amerikanë, sipas statistikave të Bankës Botërore. Gjithashtu ka mesataren e internetit më të shpejtë në botë, rata e shpejtësisë arrin në 28.4 Mbps, që tejkalon shpejtësinë e internetit edhe në SHBA, Hong KONG dhe në Zvicër.
Pjesa tradicionale e Seul-it, më së miri dallohet në fshatin Bukchon Hanok, ku atje do mund të shihni shtëpitë tradicionale koreane të quajtura Honoka, të cilat u ndërtuan gjatë mbretërimit të dinastisë Joseon. Dicka tjetër e bukur që nuk duhet humbur pa u parë atje, mbetet edhe Banpo Grand Bridge që me 1.140 metra, është ura fontanë më e gjatë në tërë botën.
Gjatë viteve të fundit ushqime tradicionale koreane si Kimichi dhe Barbeque-ja koreane, janë bërë të famshme në tërë botën. Përndryshe pjata kimchi, që është ushqim i djegës, është zbuluar se ndihmon në parandalimin e gripit të shpendëve dhe sëmundjes “Newcastle”.
Nëse vizitoni ndonjëherë këtë qytet, sidomos pjesën e restoranteve, duhet të keni parasysh se bakshishi nuk është i mirëpritur, bile në shumë raste mund të konsiderohet si ofendim.