Një shembull se si pasioni për artin dhe kulturën do të ju motivojë të jeni aktiv edhe nëse profesioni juaj është i një fushë krejt tjetër, na jep pikërisht Koordinatori i Programit në Green Fest, Rinor Kurshumliu. Angazhimin e tij e në fushën e artit e filloi 5 vjet më parë fillimisht si vullnetar e më pas edhe si koordinator i kinemasë së hapur Green Fest.
Z. Rinori, për profesion ka shkencat kompjuterike dhe kjo nuk e ka ndaluar asnjëherë të marr pjesë në aktivitete kulturore dhe për të arritur sukses ai ka edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë: “Aktivizimi shoqëror i të rinjve i mundëson atyre të kenë kontakt me persona më të rritur apo më me eksperiencë në fusha të ndryshme, të cilët i ndihmojnë dhe i udhëzojnë në zhvillimin e aftësive të tyre, të cilat në të ardhmen do ti kenë si ndihmë në marrjen e vendimeve si dhe zgjidhjen e problemeve më komplekse. Për më tepër, aktivizimi shoqëror u ndihmon të kenë një sens më të zhvilluar për veten e tyre, ku ata kuptojnë më mirë se çfarë duan të bëjnë, kanë një gamë më të gjerë të inter-aktivitetit në shoqëri dhe i bënë të jenë më të ndjeshëm ndaj kulturave dhe perspektivave të ndryshme.”
Një angazhim tjetër i Rinorit, është edhe klubi i filmit ‘7Arte’, që ka për qëllim krahas shfaqjes së filmave të zhvilloj edhe mendimin kritik përmes diskutimeve mbi zhvillimet kinematografike, nga kultura të ndryshme botërore.