Shkollat ‘Mitrovica Rock School’, ‘Roma Rock School’ dhe ‘Music School Enterprise’, së bashku do të sjellin koncertin final nesër, një projekt që ka zgjatur për më shumë se dy vite.
Rreth qëllimeve të këtij projekti, Radio KFOR-i bisedoi me Drejtorin e Programit dhe njëherit mësues në Mitrovica Rock School, Emir Hasani: “Ideja e këtij projekti ishte që të lidhemi me shkollat në regjion që merren me gjëra të ngjashme sikurse ne, të zgjerojmë atë që po bëjmë këtu edhe në rajon, kryesisht në Maqedoninë e Veriut. Kemi filluar para dy vite e gjysmë, kur edhe u themelua Roma Rock School dhe gjithashtu bashkëpunuam me Music School Enterprise, një shkollë që ka funksionuar për 17 vjet. Së bashku kemi realizuar aktivitete të ndryshme, kampe për grupe, shkolla verore, javë të përbashkëta dhe punë në inxhinieri zëri (audio engineering). Nëse do të ishte e mundur do të organizonim një koncert, si më parë, por për shkak të situatës me Covid-19, koncerti do të mbahet vetëm online.”
Koncerti “Music Connects” do të mbahet me datën 17 prill, me fillim nga ora 19:00.







