Akademia Amerikane e Otorinolaringologjisë (ORL), Kirurgjia e Kokës dhe Qafës, në vitin 2002, krijoi ‘Ditën Botërore të Zërit’. Që nga ky vit, çdo 16 prill, profesionistët e ORL-së dhe të shëndetit të zërit, në të gjithë botën, bashkohen për të shënuar rëndësinë e “Ditës Botërore të Zërit”.
“Shënimi i kësaj dite, është shumë i rëndësishëm”, kështu tha për Radio KFOR-in, specialisti i ORL–së, Dr. Brahim Maxhuni dhe më tutje shtoi: “Duhet të vetëdijesohemi ta ruajmë zërin që në fëmijëri, sepse po nuk e ruajtëm mund të shfaqen patologji të ndryshme. Faktorë problemi mund të jenë: pirja e duhanit, ndotja e ambientit, folja me zë të lartë apo edhe bërtitma.”
Në “Ditën Botërore të Zërit”, të gjithë, të rinj dhe të moshuar, inkurajohen të vlerësojnë shëndetin e tyre vokal dhe të ndërmarrin veprime të duhura për të ruajtur zërin.