Pas shumë aktiviteteve të suksesshme e të njëpasnjëshme që po zhvillon Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak (CIMIC) i KFOR-it, sot (31.03.2021) edhe 20 karroca ju dhuruan Shoqatës ‘HANDIKOS’, me seli në Podujevë, shoqatë kjo e cila përfaqëson dhe mbështet personat me aftësi të kufizuara, përmes avokimit dhe lobimit.
Në këtë ceremoni të dorëzim-pranimit të karrocave nga KFOR-i, i pranishëm ishte edhe Zëvendës Drejtuesi i Ekipit në LMT-së (Ekipi Monitorues për Mbikëqyrje) Hungareze, Togeri Marko Dusa, i cili në një deklaratë për Radio KFOR tha: ‘Nga të dhënat që i kemi nga Shoqata’ Handikos ‘, njerëzit në nevojë janë të lumtur të marrin këto karroca, por do të jenë personat përgjegjës të kësaj shoqate, ata që do të vendosin se kush do ta pranoj atë. Meqenëse roli ynë është të identifikojmë nevojat dhe kërkesat e bashkësisë lokale, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në të gjitha mënyrat që të jemi të afërt me individët dhe organizatat e bashkësisë lokale të Podujevës.”
Mirënjohës për këtë donacion ishte drejtori i Shoqatës “Handikos”, në komunën e Podujevës z. Idriz Hoxha, i cili falënderoi kontingjentin austriak të KFOR-it: “Meqenëse kemi mungesë të karrocave, ky donacion është shumë i domosdoshëm dhe i mirëpritur për ne, veçanërisht për përdoruesit e tyre, pasi në komunën e Podujevës, ka 60 përdorues të regjistruar, disa prej të cilëve do të ju gëzohen këtyre karrocave, kështu që ne falënderojmë shumë KFOR-in për këtë donacion.”
Ky është donacioni i tretë nga KFOR-i, vetëm gjatë kësaj jave, i cili tregon edhe një herë përkushtimin e trupave të KFOR-it për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës, pa marrë parasysh etninë, fenë apo moshën e tyre.