Që nga shfaqja e pandemisë shumë grave i është pamundësuar arritja në shkollim dhe punësim. Për t’iu dalë në ndihmë grave, ICK dhe UN Women në Kosovë, nënshkruan një marrëveshje që përfshin ofrimin e mundësive për aftësim (online), të 150 grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara, nga regjionet e Prishtinës, Gjilanit dhe të Gjakovës.
Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe UN Women përgjatë këtij muaji (mars), në bashkëpunim me zyrën e HANDIKOS-it, do të dhurojnë 150 pajisje (lap top dhe PC), të cilat do të dorëzohen individualisht tek secila përfituese, ndërsa një grup prej 25 vullnetarësh do të asistojnë gratë dhe vajzat gjatë gjithë procesit të trajnimeve.
Përveç trajnimeve për orientim në karrierë dhe gjuhë angleze, grave dhe vajzave përfituese të projektit, do t’iu ofrohen mundësi të promovimit të ideve të biznesit, tregimeve të suksesit dhe debate televizive në lidhje me gjendjen dhe ndërlidhjen me tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara.